Afganistan - Qershori Muaji I Më I Përgjakshëm I Misionit Në Vend
KABUL, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 100 ushtarë ndërkombëtarë kanë humbur jetën gjatë qershorit në Afganistan, fakt që e shndërron atë në muajin më të përgjakshëm për forcat ndërkombëtare në tetë vite e gjysmë të operacionit të tyre në vend, sipas një përllogaritjeje të bëra nga AFP, pasi Uashingtoni njoftoi vdekjen e një ushtaraku amerikan.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi mbrëmjen e djeshme përmes një deklarate s një prej ushtarakëve nga SHBA kishte mbetur i vdekur në një rajon të provincës Farah, në lindje të vendit.
Bilanci në fillim të qershorit, me 100 të vdekur, e ka tejkaluar atë të gushtit të vitit 2009 me 77 ushtarë të humbur, që deri kohët e fundit ishte muaji më i përgjakshëm për forcat ndërkombëtare që prej fillimit të ofensivës së tyre për largimin e talebanëve nga pushteti në vitin 2001, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në informacionet e publikuara në faqen e pavarur të internetit www.icasualties.org./
/i.p/