English

Arrestohet përdhunuesi i 9-vjeçares nga Lushnja, ishte një 18 vjeçar

Lushnjë, 29 qershor, NOA – Përdhunuesi i të miturës, 9 vjeçare nga qyteti i Lushnjës, M.Sh, është arrestuar dje nga policia e Lushnjës, në fshatin Ardenicë.

Përdhunuesi i vajzës është 18 vjeçari Fatbardh Hoxha, banor i Ardenicës.

Fatbardh Hoxha dyshohet të jetë mashtruesi i vajzës së vogël, e cila pasi doli për të blerë bukë, të djelën, u mashtrua nga i riu, i cili më pas e përdhunoi për disa orë në pyllin e Ardenicës.

Vajza u mashtrua në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku jetonte me gjyshërit, pasi sikundër thonë banorët prindërit e saj punonin në Greqi, për të siguruar të ardhura.

Vajza 9 vjeçare u gjet në vendngjarje e shokuar nga dhunimi që përjetoi, dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin e Lushnjës, më pas ajo u dërgua në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve dhuna seksuale ndaj të miturve është rritur ndjeshëm, duke u kthyer në makthin e një shoqërie, që ndjen dita ditës frikën e dhunimit të fëmijëve.

mit/NOA
KOMENTE