English

Botërori, sot sfidat Japoni-Paraguaj dhe Spanjë-Portugali

Johanesburg, 29 Qershor, NOA – Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010” sot shënon dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në fazën e çerekfinaleve, pasi ditët e fundit janë caktuar gjashtë ekipet e tjera që do të luajnë në kuadrin e saj.

Kështu, sot pritet që Japonia të përballet me Paraguajin, ndërsa në ndeshjen e mbrëmjes, do të përballen dy iberikët, Spanja dhe Portugalia.

Deri tani, ekipet e kualifikuara për në çerekfinale janë Uruguaji, Gana, Gjermania, Argjentina, Holanda dhe Brazili.

Përkatësisht, ato kanë arritur në fazën e çerekfinaleve duke mundur skuadra si Anglia, Meksika, SHBA-të, Kilin etj.

Ndërsa skuadra të mëdha si Italia apo Franca, u eliminuan pa arritur dot as në fazën e eliminatoreve për në çerekfinale.

n.e/NOA

KOMENTE