English

Ekon - Shënim - Drejtori I Fmn-Së Strauss-Khan Komenton Për Rezultatet E G20-Ës

- Fokusohet kryesisht te niveli i këmbimit të juanit me dollarin amerikan - - Marrë nga agjencia Bloomberg - TIRANË, 29 qershor /ATSH/ - Rivlerësimi i monedhës kineze "nuk do të ndodhë shpejt apo të rregullojë të gjitha mosbalancimet në ekonominë globale", deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Strauss-Kahn. "Unë nuk pres që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt", theksoi Strauss-Kahn para gazetarëve dje në Uashington. "Do të duhet kohë për renminbin për të arritur vlerat normale të tregut", deklaroi ai duke përdorur një sinonim të juanit. Vlerat e aksioneve 12 mujore te juanit të shkëmbyera me 6.6763 për 1 dollar në orë 8 e 35 të mëngjesit në Hong Kong, ndryshuan pak nga kursi i djeshëm me 6.6785 pikë. Kontrastet tregojnë se parashikimet do të rriten me 1.8 për qind nga vlera aktuale me 6.7967 pikë. Kina la të kuptohej më 19 qershor se nuk do ta fiksojë më artificialisht nivelin e këmbimit të juanit me dollarin dhe e ritheksoi këtë qëllim gjatë një takimi dy ditor të liderëve të G20-ës në Kanada. Në deklaratën përfundimtare të G20-ës nuk përmendet juani si term, por grupi kërkoi një fleksibilitet më të lartë në kursin e shkëmbimit ne tregjet në zhvillim. Juani është forcuar me 0.4 për qind kur Kina e la të lirë monedhën dhe dy ditë më parë presidenti amerikan Barak Obama tha se përfitime të tjera priten në të ardhmen. "Ne presim që sa më shumë tregje të stabilizohen, duke parë surplusin e lartë që Kina ka akumuluar dhe se juani do të ritet më tepër", deklaroi Obama gjatë një konference për shtyp. Sekretari amerikan i Thesarit, Thimoty F.Githner dhe të tjerë ministra Financash, i bënë thirrje Kinës që ajo të ndërmarrë politika të cilat duhet të kontribuojnë në një rimëkëmbje globale më të përgjithshme. Masat ndaluese të marra nga qeveria kineze për vlerën e këmbimit të juanit në vitet e fundit ndihmuan që Kina të bëhet vendi më i madh eksportues në botë, një ndryshim që juristët amerikanë, si senatori Charles Schumer, një demokrat nga Nju Jorku, e gjykuan si të padrejtë dhe të dëmshme për të punësuarit amerikanë. Deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara me Kinën ishte 227 miliardë dollarë vitin e kaluar, i llogaritur sa 45 për qind e deficitit tregtar të vitit 2009, bazuar mbi të dhënat e Departamentit të Tregtisë. Strauss-Kahn u shpreh për këtë çështje se, "nëse vlera e monedhës kineze do të gjykohej si e vetme, atëherë do të ishte arsyeja e vetme për tregtinë e njëanshme dhe fluksin e investimeve". "Një rritje e vlerës së juanit nuk do ta zgjidhte te gjithë problemin e mosbalancave dhe veç kësaj, ata të cilët besonin se të gjitha mosbalancat vinin nga fakti që juani ishte nënvlerësuar, ka mundësi që të jenë gabim", deklaroi Strauss-Khan. /l.gj/ /e.v/
KOMENTE