Ekonomi - Azi - Nafta Bruto Bie Në 78,06 Dollarë
SINGAPOR, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Kurset e naftës ishin në rënie sot në këmbimet elektronike në Azi, pas rënies së Bursës amerikane dhe ndërkohë që stuhia tropikale Aleks duket se i kurseu zonat e prodhimit të naftës bruto në Girin e Meksikës, mësohet nga bursat.
Në këmbimet e mëngjesit, fuçia e "light sweet crude" për furnizimet e gushtit ra me 19 centë duke arritur në 78,06 dollarë fuçia, ndërsa Brenti i Detit të Veriut, për furnizimet e gushtit, ra me 13 centë duke shënuar kuotën 77,46 dollarë.
Të hënën, çmimet e naftës ranë pak në Nju Jork, ndërkohë që stuhia tropikale Aleks duket se nuk i përfshiu zonat kryesore të prodhimit në Gjirin e Meksikës.
Në New York Mercantile Exchange (Nymex), fuçia e "light sweet crude" për furnizimet në gusht përfundoi në 78,25 dollarë, një rënie prej 61 centë në krahasim me të premten.
Në Londër, në IntercontinentalExchange, fuçia e Brentit të Detit të Veriut me të njëjtin afat pësoi një rënie prej 53 centësh duke arritur në 77,59 dollarë.
/I.Pu.