Duhet thënë se flamuri shqiptar ka një histori të gjatë dhe flamuri i sotëm, sië u shfaq më 1912 në kohën e Pavarësisë, pothuajse as nuk njihej fare
Tiranë, 29 Qershor 2010, NOA /Milena Selimi - Familja nga Verona i dhuron Shqipërisë flamurin e fillim shekullit të XX, i konfirmoi agjencisë NOA, kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj. Grupi i miqve të sheshit Erbe nga Verona e Italisë, i dhuroi ditët e fundit Akademisë së Shkencave një flamur të vjetër shqiptar, që daton në fillim të shekullit XX.
Gjatë dorëzimit të flamurit, kryetarit të Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj, përfaqësuesi i grupimit italian, që ka si qëllim ruajtjen dhe përhapjen e kulturës së Veronës Alberto Berna, u shpreh se flamuri i përket familjes Ceni, një familje veroneze.
Duhet thënë se flamuri shqiptar ka një histori të gjatë dhe flamuri i sotëm, sië u shfaq më 1912 në kohën e Pavarësisë, pothuajse as nuk njihej fare.
Do të ishte një veprim disi instiktiv, atëherë i Eqerem bej Vlorës, që do t’i dhuronte ungjit të tij, një flamur me imazhin e Kastriotëve, që ai vetë e kishte marrë nga një pinjoll i pretenduar i Kastriotëve në Itali.
Duke u kthyer në historinë e fundit, një oficer nga kjo familje kishte ardhur në Shqipëri në vitet 1920, dhe prej andej kishte marrë ketë flamur për të cilin dinte vetëm se përmbante vlera, por nuk njihte emrin e zotëruesit të mëparshëm apo në c´rrethana ishte qëndisur.
Më tej, ai ia la në dorëzim djalit të tij, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e mbajtur, duke u shfaqur mjaft i emocionuar në momentin e dhurimit të flamurit Akademisë së Shkencave.
m.s/r.n/NOA Shkruajini autores: milena.selimi@noa.al