Gana - Të Paktën 32 Të Vdekur Dhe Dhjetëra Të Zhdukur Nga Shembja E Një Miniere Ari
ACCRA, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 32 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shëmbjes së një miniere ari të paligjshme në Gana për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, bënë të ditur burime zyrtare.
"Ne mendojmë se deri tani bëhet fjalë për 32 të vdekur, por mendohet se bilanci i viktimave mund të rritet'', theksoi Peter Kofi Owusu-Ashia, një përfaqësues i bashkisë së këtij rajoni.
"Sipas regjistrit, rreth 136 minatorë janë paraqitur në punë të dielën'', theksoi Owusu-Ashia.
Aksidenti ndodhi në Dunkwa-on-Offin, rreth 200 kilometra në veriperëndim të Accras./
/ec/ a.jor.