English

Grabitje me armë në rrugën kombëtare Fier-Seman

Fier, 29 qershor 2010 NOA – Grabitje me armë në rrugën kombëtare Fier-Seman, policia vihet në ndjekje të autorit dhe arrin ta kapë brenda 15 minutash. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Kalesa e Hekurudhës”, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Strukturat e Parandalimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, konfirmuan arrestimin në flagrance të dyshuarin Inis Xhafaj, 19 vjeç, banues në Fier.

Policia tha zyrtarisht se arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale “Vjedhje me arme e mbetur ne tentative” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Xhafaj, ka shkuar në rrugën nacionale Fier-Seman ku ka tentuar te vjedhë me arme shtetasit me inicialet M.K dhe B.G, që të dy, punonjës te administratës se një kompanie Italo-Shqiptare ne qytetin e Fierit.

Patrulla e Përgjithshme ne Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier me marrjen e informacionit beri te mundur ne harkun kohor prej 15 minutash nga momenti i ndodhjes së ngjarjes, kapjen e Inis Xhafaj i cili po tentonte te largohej ne drejtim te kodrave te fshatit Radostinë te rrethit Fier, - u shpreh policia e Fierit.

Ne momentin e kapjes gjate kontrollit personal, 19-vjeçarit Inis Xhafaj iu gjet një arme zjarri pistolete tip “BERET” e cila e sekuestrua ne cilësinë e provës materiale.

Duke u nisur nga kjo ngjarje, Drejtoria e Policisë së Fierit tha se “bëjmë me dije gjithë komunitetin e qarkut te Fierit se nga ana e strukturave te Policisë Kriminale dhe ato te Rendit, ne kuadër te intensifikimit te masave per parandalimin,zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ne drejtim te veprave penale kundër personit dhe pronës, janë marre te gjitha masat për mbulimin e gjithë territorit te këtij qarku me këto shërbime.

Por policia kërkon dhe bashkëpunim ne drejtim te dhënies e marrjes se informacionit ne mënyrë te ndërsjellë “për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tendencë për veprimtari kriminale”.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE