English

Greqi, 3 milionë punonjës hidhen në grevë

Athinë, 29 Qershor, NOA – Mëse 3 milionë punonjës të shërbimit publik dhe atij privat janë hedhur sot në një grevë të përgjithshme në Greqi, duke paralizuar shërbimet dhe jetën normale të shtetit fqinj.

Greva e sotme 24-orëshe e paralajmëruar, zhvillohet në një kohë kur Greqia e tronditur kohët e fundit nga një krizë e madhe ekonomike,ka njohur me dhjetëra greva të njëpasnjëshme punonjësish publikë dhe privatë.

Kjo grevë do të paralizojë qeverinë qendrore, pushtetin lokal, spitalet, gjykatat, bankat dhe sektorët e tjerë të ekonomisë, duke i bërë në këtë mënyrë një apel qeverisë greke për mos-shtrëngimin e popullatës me masat e saj ekstreme në përpjekje kundër krizës ekonomike-financiare që ka mbërthyer realisht Greqinë.

Këto të fundit parashikojnë ngrirjen e rrogave e pensioneve, heqjen e një numër përfitimesh ekonomike dhe shkurtime të tjera buxhetore, të cilat mesa duket, e kanë acaruar së tepërmi popullatën vendase në Greqi, duke e detyruar të reagojë përmes të tilla masave ekstreme.

n.e/NOA

KOMENTE