English

Greqi - Grevë E Përgjithshme Për Pensionet: Bllokohen Transportet

ATHINË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Transportet dhe shërbimet publike u bllokuan sot në Greqi për shkak të një thirrjeje për grevë të përgjithsme të bërë nga sindikatat për të protestuar kundër reformës së pensioneve, masë kryesore e marrë nga qeveria socialiste për rimëkëmbjen e financave. Kjo grevë, që është e pesta e përgjithshme që prej muajit shkurt kundër masave të rrepta ekonomike, solli pengesa në trafikun ajror, duke sjellë anulimin e një të pestës së fluturimeve të brendshme me destinacion disa ishuj grekë, por të gjitha linjat ndërkombëtare funksionojnë, pasi kontrollorët ajrorë nuk u bashkuan me grevën për të mbrojtur turizmin. Tragetet funksiononin normalisht në Pire, pranë Athinës, ku rojat bregdetare nuk e kanë ndërprerë punën për të penguar një bllokim të mundshëm të qindra sindikalistëve komunistë të cilët ishin mbledhur pranë këtij porti të madh. Disa grupe grevistësh të krijuar të mërkurën e kaluar në Pire nga militantë komunistë kanë bllokuar mijëra pasagjerë grekë dhe të huaj. Transportet urbane të kryeqytetit dhe Selanikut, qyteti i dytë më i madh i vendit, pritet të rëndohen nga ndërprerja e përkohshme e punës, por metrotë dhe autobusët funksiononin në orët e para të mëngjesit në Athinë, ndërsa trafiku hekurudhor ishte i rënduar. Disa manifestime janë parashikuar në qytetet e mëdha greke afër mesditës. Greva, e zhvilluar me thirrjen e dy sindikatave të mëdha, GSEE-së për sektorin privat dhe Adedy për atë publik, si dhe nga Fronti sindikal komunist Pame, synon të protestojë kundër projektit të reformës së pensioneve. /I.Pu.
KOMENTE