Madrid, 30 Qershor NOA - Metroja në Madrid është ndaluar nga ora 6 e mëngjesit të sotëm dhe kjo për shkak të një greve dhe kompania që menaxhon transportin, njoftoi se nuk mund të garantojë shërbimin minimal, në lidhje me premtimin në fillim të tri ditëve të protestave kundër shkurtimeve të pagave.
Kështu është ndaluar hipja e udhëtarëve në trena dhe kjo për të penguar rrugën e tyre për në punë.
Metroja në Madrid transporton çdo ditë rreth dy milionë njerëz, kështu që kjo grevë është duke i detyruar banorët dhe turistët për të kërkuar mjete alternative të transportit për të shkuar në punë ose në aeroportin e Barajas.
Është krijuar një agjitacion i pazakontë, pa shërbimin minimale që zakonisht është i garantuar në këto raste dhe sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar kundër një reduktimi të pagës me rreth 5 për qind të vendosur nga Komuniteti i Madridit. Autobusët, taksitë dhe trenat rajonal janë sulmuar.
Sipas njoftimeve të shtypit nga Madridi, është hera e parë në gati njëzet vjet që një grevë e tillë, ka paralizuar metronë.
Sindikatat janë duke kërcënuar me vazhdimin e grevës, nëse nuk është shfuqizuar prerja e pagave e dhënë nga qeveria e kryeministrit Hoze Luis Zapatero për të reduktuar deficitin.
r.b/NOA