Hungari - Scmitt: Vendi Ka Nevojë Për Një Kushtetutë Të Re
BUDAPEST, 29 qershor /ATSH-MTI/ - Presidenti i zgjedhur hungarez, Pal Schmitt deklaroi sot përpara parlamentit se periudhës së transformimeve postkomuniste i duhet dhënë fund dhe se pikërisht për këtë vendi ka nevojë për një kushtetutë të re.
"Le t'i japim fund transformimeve të periudhës postkomuniste. Një Hungari që qëndron mbi historinë e saj 1 000-vjeçare, që është moderne dhe që ka besim në veten e saj duhet të rilindë dhe po kështu duhet të ndodhë edhe me kushtetutën e re për kombin e bashkuar hungarez'', deklaroi Scmitt.
''Kjo është përgjegjësia jonë historike'', theksoi ai.
Schmitt vlerësoi punën e presidentit aktual, Laszlo Solyom dhe të të gjithë ish-presidentëve të vendit.
''Do të jetë nder i madh të vazhdoj në gjurmët e tyre'', tha ai./
a.jor.