English

Iata: Rritje Me 11.7 Për Qind E Qarkullimi Ajror Të Pasagjerëve Në Maj

GJENEVË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Qakullimi ajror ndërkombëtar i pasagjerëve ka pasur rritje gjatë muajit maj, me rreth 11,7 për qind pas rënies në prill për shkak të reve të hirit vullkanik të shkaktuara nga vullkani islandez, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). "Kërkesat dhe prenotimet janë shtuar ndjeshëm në maj pas problemeve të muajit prill të shkaktuar nga retë e hirit vullkanik në Evropë", deklaroi kreu i IATA, Giovanni Bisignani. "Qarkullimi ajror i pasagjerëve ka arritur dhe ka tejkaluar me 1 për qind nivelin e përqindjes së periudhës pasa fillimit të recesionit, po ashtu edhe ngarkesat përmes transportit ajror janë shtuar me 6 për qind", theksoi Bisignani. Në maj, qarkullimi ajror pësoi rënie drastike si pasojë e shpërthimit të vullkanit Eyjafjöll në Islandë, në veçanti trafiku pasagjerëve që pati një rënie prej 2.4 për qind. Më tepër se 100 mijë fluturime u anuluan dhe mbi 8 milionë pasagjerë mbetën të bllokuar nëpër botë./ /i.p/
KOMENTE