Indonezi - Të Paktën Tetë Të Vdekur Nga Një Aksident Hekurudhor
XHAKARTA, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën tetë persona u vranë sot në një aksident hekurudhor në lindje të ishullit indonezian të Javas, njoftoi Ministria e Transporteve.
"Tetë persona humbën jetën si pasojë e daljes nga shinat të një treni. Ne nuk mund të përcaktojmë nëse bilanci i viktimave do të rritet, por treni ishte i mbushur plot'', theksoi Bambang Ervan, zëdhënës i ministrisë. Në tren ndosheshin 200 pasagjerë'', theksoi një zëdhënës i Komapanisë Hekurudhore Kombëtare.
Treni që lidhte qytetin e Purwokertos me atë të Jember, në lidje të Javas doli nga shinat për shkaqe ende të paqarta pranë Madiunit./
/ec/ a.jor.