English

Izrael - Lieberman Rikonfirmon Skepticizmin Mbi Krijimin E Një Shteti Palestinez Deri Më 2012

n JERUSALEM, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman rikonfirmoi sot skepticizmin përsa i përket krijimit të një shteti palestinez deri në vitin 2012 duke nënvizuar se palët janë akoma larg një marrëveshje. "Nuk shikoj asnjë mundësi të shpejtë për një shtet palestinez, deri në vitin 2012'', deklaroi Lieberman në një konferencë shtypi me homologun rus, Sergei Lavrov duke iu referuar një kërkese të lëshuar në muajin mars në Moskë nga kuarteti për Lindjen e Mesme për krijimin e një shteti palestinez deri në dy vjet. "Realiteti është që ne jemi shumë larg për të arritur marrëveshje për krijimin e një shteti palestinez të pavarur deri në 2012-n", theksoi Lieberman, përfaqësues i së djathtës ultranacionaliste në qeveri./ /ec/ a.jor.
KOMENTE