English

Kakavijë, ndalohen 5 klandestinë, arrestohet trafikanti 19 vjeçar

Kakavijë, 29 qershor, NOA – Një shtetas që trafikonte klandestinë për 5 mijë Euro ka rënë në prangat e policisë sot në pikën kufitare të Kakavijës.

19 vjeçari, nga Vlora, Erjus Arapaj u kap sot në agim rreth orës 03.30 në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa po përpiqej të niste si klandestinë 6 vetë, të gjithë nga qyteti i Vlorës.

Ndërsa po tentonin të kalonin kufirin që ndan dy shtetet policia kufitare e Kakavijës i ka ndaluar shtetasit e lartpërmendur, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Ekspertët për hetimin e krimit në Gjorokastër, njoftojnë se 19 vjeçari Erjus Arapaj, i shoqëronte klandestinët si udhërrëfyes i tyre për të dalë jashtë kufirit shqiptar, dhe në këmbim të një shërbimi të tillë, pasi i çonte në destinacionin e kërkuar ai përfitonte 5 mijë Euro, nga 1 mijë Euro për secilin klandestin.

19 vjeçari Arapaj, është arrestuar dhe po ndiqet penalisht për veprën e dhënies së ndihmës me qëllim përfitimi, për kalimin e paligjshëm të kufirit.

mit/NOA
KOMENTE