Fier, 29 Qershor, NOA – Nën kërcënimin e pistoletës, një 19-vjeçar ka tentuar të vjedhë me armë dy punonjës me inicialet M.K dhe B.G, të administratës së një kompanie italo-shqiptare në qytetin e Fierit.
Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Fierit, duke saktësuar se me marrjen e informacionit për kërcënimin në fjalë, ato bënë të mundur që për 15 minuta ta kapin autorin e tij, i cili po tentonte të largohej në drejtim të kodrave të fshatit Radostinë.
Më tej, sqarojnë se ndaluari është Inis Xhafaj, 19 vjeç, banues në Fier, ndërsa arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vjedhje me armë e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kalesa e Hekurudhës”, në rrugën nacionale Fier-Seman, ndërsa në momentin e kapjes, gjatë kontrollit personal Inis Xhafajt iu gjet një pistoletë tip “Beret” e cila e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
n.e/NOA