English

Kina e Tajvani, sot firmosin akordin historik

Taipei, 29 Qershor, NOA – Kina dhe Tajvani nënshkruajnë sot një marrëveshje historike së përbashkët, pas dekadave të armiqësisë mes tyre.

Bëhet fjalë për një marrëveshje tregtare, e cila në thelb është e para që do të hapë rrugën drejt një raporti të ri bilateral negociatash mes vendeve që janë urryer për dekada me radhë.

Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik që siguron reduktimin e tarifave radikale, mbërrin pas plot 60 vjet antagonizëm midis këtyre dy vendeve.

Pakti, i cili do të nënshkruhet sot pas dy vjet negociatash, parashikon një shkurtim të tarifave për 800 produkte, ndërsa thuhet se raundi i ardhshëm i negociatave mund të fillojë në dhjetor, kur Tajvani duhet të rendisë për tarifa më të ulëta produktet e tjera, sidomos ato të teknologjisë dhe plastike.

Pekin duket se heziton në lidhje me to, megjithatë paraqitet i shqetësuar për të mbrojtur industrinë vendase.

Por nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk është se ka kaluar vetëm me eufori, pasi me dhjetëra qytetarë në Taipei të Tajvanit kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj këtij vendimi të qeverisë për shtetin që mohon ekzistencën e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE