English

Meksikë - Vritet Një Kandidat Për Guvernator

QYTETI I MEKSIKËS, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Në Meksikë, një grup narkotrafikantësh ka vrarë opozitarin Rodolfo Torre, kandidati për guvernator në shtetin Taumalipas. Në atentat humbën jetën edhe shtatë truprojat. Mediat lokale e cilësuan vrasjen si një nga krimet politike më të rënda që prej vitit 2006. Presidenti, Felipe Calderon, e dënoi krimin dhe ka thirrur një mbledhje emergjente të Këshillit të sigurisë kombëtare. /e.v/
KOMENTE