English

Një person i panjohur sulmon Enver Hoxhën

Prishtinë, 29 Qershor, NOA – Një person i panjohur ka sulmuar fizikisht pasdreken e sotme ndërsa dilte nga zyrat e tij, ministrin kosovar të Arsimit, Enver Hoxha, i cili mban të njëjtin emër me ish-diktatorin shqiptar.

Ngjarja e pazakontë konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të Policisë së Kosovës, sipas të cilave, pranë ministrive, në ish-ndërtesën “Rilindja” të Prishtinës, ministri në fjalë është sulmuar nga një person i dyshimtë.

Njësitet ndërhyrëse të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur që ta arrestojnë agresorin e ministrit, duke mundësuar dërgimin e tij të menjëhershëm në komisariat.

Rasti është në proces e sipër për hetime të mëtejshme nga grupi hetimor, i cili po shqyrton të gjitha detajet rreth tij.

n.e/NOA

KOMENTE