Pal Schmitt Zgjidhet President I Hungarisë
BUDAPEST, 29 qershor /ATSH-MTI/ - Parlamenti hungarez zgjodhi sot Pal Schmitt si president të Republikës së Hungarisë.
Schmitt, i cili ishte kryetari i parlamentit të ri, u kandidua nga partia në pushtet Fidesz si edhe nga kristiandemokratët.
Schmitt mori 263 vota, ndërkohë që rivali i tij socialist, Andras Balogh mori 59 vota mes 386 deputetëve.
Schmitt, 68 vjeç, ish-diplomat dhe kampion olimpik në skermë, do ta marrë detyrën më 6 gusht, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual, Laszlo Solyom më 5 gusht./
a.jor.