Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 29 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
GREVISTËT, RAMËS: KUTITË JANË NË GJYSMË TË RRUGËS
Sekretari organizativ i PS do t'i kërkojë grupit qëndrim radikal pas "dështimit". Blendi Klosi: Një vit pas zgjedhjeve kërkesat tona, ende të pazgjidhura. Përgjigjet Berisha: Në 1 korrik, miting në "Qytetin Studenti". PD thirrje për mosbindje civile: Mos paguani taksat e bashkisë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ngjarja në Lushnje/ Tragjike, përdhunon 9 vjeçaren, kapet agresori.
Përfshihet edhe LSI/ "Furtunë" shkarkimesh e emërimesh në polici.
Diversiteti fetar/ Ambasadori holandez: Muslimanët, kundër dhunës.
Gazeta "Koha Jonë"
MIMA: MOS PAGUANI TAKSAT ILEGALE TË RAMËS
Deputeti demokrat Florjon Mima, kërkoi dje nga banorët e kryeqytetit të injorojnë njoftim-tatimet ilegale të Bashkisë së Tiranës. Shqetësimi i shumë banorëve dhe biznesit të kryeqytetit konsiderohet i drejtë nga eksperti i financave Mima. Akuzon kreun e bashkisë, Edi Rama, se po u merr shqiptarëve para', në kundërshtim me ligjin.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Deklarata/ Blendi Klosi: PS nuk duhet ta harrojë grevën e urisë.
Intervista/ Godo: Protesta, Rama e di se nuk lahesh dy herë në një lumë.
PS/ Dokle: Duam garanci për zgjedhjet e ardhshme.
Gazeta "Shqip"
LIGJI PËR "FALJET", OPOZITA MBRON PRESIDENTIN ME VOTIM KUNDËR
Kalon në Parlament drafti i qeverisë me votat e shumicës. PS: Po shkelen kompetencat e kreut të shtetit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Minoritarja mashtronte shqiptarët e Greqisë për viza amerikane.
Eurobondi/ Borxh 17.5 milion euro me interes 6.2 %
Kryeministri fton opozitën. Dokle: Zgjedhjet sollën kriza.
Gazeta "Panorama"
GATI SEKUESTRIMI/ TAPITË, PRONAT QË PO HETOHEN NË BREGDET
Shtetit i kthehen 266 hektarë/ Drejtoresha e Sekretariatit Teknik të Komisionit Qeveritar të Tokës, Majlinda Bozgo, ka treguar hartën e pronave që po verifikohen në bregdet dhe në të gjithë vendin.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
PD, miting në Qytetin Studenti për 20-vjetorin e ambasadave.
PS: Janë 60 kompani monopole me 4 miliardë euro
Qeveria blen 25 milionë euro borxh nga bankat.
Gazeta "Shekulli"
KLOSI: PS TË "BOJKOTOJË" KUVENDIN
Pas sjelljes së mazhorancës për krizën politike, sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, paralajmëron rinisjen e protestave dhe bojkotit. "Duhet të shikojmë edhe një herë raportin me Berishën dhe Parlamentin".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Komisioni/ PD kalon me forcë ligjin për faljet.
Lushnje/ Përdhunoi të miturën, pranga 42-vjeçarit.
Qeveria merr 25 mln euro nga bankat vendase.
Gazeta "Rilindja Demokratike"
BIZNESI I VOGËL TË MOS PAGUAJË TAKSA MBI 10%
Bashkia e Tiranës vijon të vjelë tatime, taksa dhe tarifa që tejkalojnë disa herë kufirin e vendosur nga ligji, sipas të cilit, tatimet dhe taksat nuk mund të jenë më shumë se 10% e nivelit tregues të taksës për biznesin e vogël. Të gjitha bizneset, që ende nuk kanë kryer pagesën, të injorojnë njoftim-tatimet ilegale të Ramës.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
ILDKP: Kontroll i imtësishëm pasurisë së deklaruar nga Rama.
20 vjet nga betejat e ambasadave, PD, miting madhështor tek studentët.
Gazeta "Integrimi"
SHEZAI RROKAJ: INTELEKTUALËT DHE TË RINTË QË PO AFROHEN TE LSI, GARANCI PËR SUKSESIN NË ZGJEDHJET E ARDHSHME
Anëtari i Kryesisë dhe kandidati për kryetar të LSI-së së Tiranës, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, komenton procesin e zgjerimit të LSI-së.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Vasili: Kontroll privatëve për të garantuar standarde mjekësore.
Meta pret ambasadoren e Maqedonisë: "Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit".
Gazeta "Zëri i Popoullit"
RËNIA/ ZBULOHET MASHTRIMI PËR KOMPENSIMIN E ENERGJISË. ZERO LEKË EDHE PËR ISH TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT
Bien premtimet e Berishës. Qeveria ka grabitur paratë e shqiptarëve në pesë muajt e parë të këtij viti. Fakti skandaloz pranohet edhe nga burime pranë ministrisë së Financave, të cilat konfirmojnë se të paktën tre kategori nuk kanë marrë lekët e premtuara.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
PS, Dokle: Berisha të heqë dorë nga diktati dhe të pranojë dialogun.
Kriza/ Zyrtarizohet borxhi i ri i qeverisë 25 milionë euro.
Gazeta "55"
NJË VIT PAS 28 QERSHORIT, NË PS FLASIN ENDE NJERËZIT QË URREJNË EUROPËN
Edhe pas një viti PS ka nxjerrë në skenë Namik Doklen, politikanin e njohur për kërkesën që i drejtoi Këshillit të Europës për të mos e pranuar Shqipërinë si anëtare, pasi shqiptarët s'e kishin vendin aty.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Alarmi/ Ndotja në Tiranës, 7 herë mbi normat e lejuara.
Raporti ndërkombëtar/ Shqipëria e 12-ta në botë, për investimet në fushën e biznesit.
/gj.m/