Johanesburg, 29 Qershor, NOA – Penalltitë kanë mundur të çojnë Paraguajin në çerekfinalet e Botërorit “Afrika e Jugut 2010”, pas një rezultati barazim 0-0 që arriti të mbyllë me Japoninë pas 90 minutash lojë dhe 30 minuta shtesë.
Ndërkaq, në ndeshjen e fundit për sot, në orën 20.30 luajnë Spanja dhe Portugalia, dy skuadrat e Iberikut të cilat pritet të përmbyllin në këtë mënyrë edhe fazën e dytë të eliminatoreve të Botërorit.
Në këtë mënyrë, do të përmbyllen përfundimisht listat e çerek-finalistëve të cilët deri tani janë Uruguaji, Gana, Brazili, Gjermania, Holanda, Paraguaji dhe Argjentina.
n.e/NOA