English

Për fëmijët e Skroskës së Librazhdit, dhurohen 220 çanta shkolle

Librazhd, 29 Qershor, NOA – Një nga prodhuesit më të mëdhenj të artikujve shkollorë dhe të zyrave në Europë dhuron 220 çanta shkolle me të gjithë sendet e nevojshme shkollore për fëmijët shqiptarë.

Kështu, 12-vjeçari Mikel, vëllai i tij më i vogël dhe shumë fëmijë të tjerë në nevojë që shkojnë në shkollën e Skroskës, një nga zonat më të varfra dhe të thella të komunës Qukës në rrethin e Librazhdit, kanë një arsye për t'u gëzuar.

Shumë shpejt ata do të marrin çanta të reja shkolle, të mbushura me lapsa me ngjyra, fletore, blloqe shënimi, vizore, mprehëse lapsash, goma dhe shumë sende të tjera, të cilat e bëjnë më të lehtë të mësuarin në shkollë.

Kjo dhuratë u bë e mundur falë iniciativës së Renate Hermanns, zv/shefe e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe me mbështetjen e ambasadës gjermane në Tiranë.

Kështu mbështetet edhe puna në kuadër të projekteve të CAF (Children Are the Future), një organizate të re joqeveritare, e cila si objektiv kryesor ka të përmirësojë kushtet e jetesës së fëmijëve dhe të rinjve në zonat e thella rurale të Shqipërisë.

Hermanns, zv/ambasadori gjerman Rudolph, si dhe përfaqësues të CAF-it do t'ua

dorëzojnë dhuratat fëmijëve në kuadër të një ceremonie të vogël mëngjesin e ditës së nesërme.

n.e/NOA

KOMENTE