English

Portret - Christian Wulf, Një Konservator Për Presidencën Gjermane

BERLIN, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Christian Wulff, 51 vjeç, i partisë konservatore CDU të Angela Merkelit dhe i konsideruar për një kohë të gjatë si një rival potencial i kancelares do të zgjidhet nesër president i Gjermanisë pas një karriere të gjatë politike. Ky avokat elegant, bjond, i sjellshëm dhe i qeshur do të bëhet gjithashtu personazhi i parë i shtetit pas zgjedhjes nga Asambleja Federale, një kolegj zgjedhor ku koalicioni qeveritar ka shumicën. Ai do të jetë gjithashtu presidenti më i ri i Republikës federale, një funksion kryesisht honorifik. Christian Wulff, militant për 20 vjet i Bashkimit Demokristian (CDU), ka qenë vetëm 34 vjeç kur u përball në zgjedhjet rajonale të Saksonisë së Poshtme me Gerhard Schroder, i Partisë Social Demokrate (SPD) i cili u bë më pas kancelar. Në vitin 2003 ai merr mandatin si kryeministër i Sanksonisë së Poshtme. Ai dështoi dy herë në zgjedhjet parlamentare kundrejt rivalit Gerhard Schoder. Pas tërheqjes nga jeta politke e Roland Koch, CDU, ai mbetet një nga konkurentët e fundit potencial të Angela Merkel për të marrë kryesimin e partisë. Në presidencë, ai mund të jetë vetëm mburoja e kancelares për të paktën katër vitet e ardhshme. "Më mungon oreksi i përhershëm për pushtet", theksoi në 2008 Christian Wulff . Ai do të ketë një funksion kryesisht honorifik edhe pse presidenti federal gëzon përgjithësisht një prestigj të madh dhe që mund të influencojë mentalitetet, ashtu siç kanë bërë disa ish-presidentë mbi Holokaustin apo çështje të tjera shoqërore. Wulff është rimartuar me Bettinën, 36 vjeçe, me të cilën ka një djalë dy vjeç. Nga martesa me gruan e parë, Christiane, ka një vajzë 17-vjeçare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE