English

PS, Balla: Vetëm transparencë për pushtetin e vjedhur të Berishës

Tiranë, 29 qershor, NOA – Pas ftesës që kreu i mazhorancës Sali Berisha i bëri opozitës dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, për bashkëpunim dhe konsensus në reformat e rëndësishme në vend, sot ka reaguar edhe selia rozë përmes deputetit Taulant Balla.

Duke e cilësuar hipokrite ftesën e djeshme të kryeministrit, deputeti socialist deklaroi se Partia Socialiste nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Është e qartë se Sali Berisha e ka humbur toruan dhe shpreson që opozita të heqë dorë nga kauza e saj për transparencë, me shpresën që ai vvetë të bëhet një mbret i pashpallur”, deklaroi Balla.

Duke ironizuar deklaratat e djeshme të kreut të mazhorancës për zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti Taulant Balla, shtoi se “të harrosh krimin elektoral të 28 qershorit do të thotë të harrosh zgjedhjet e lira”.

“Opozita, theksoi deputeti Balla, “ka ndërmarrë aksionin politik për transparencën dhe e ardhmja jonë si parti do të vihej në dyshim nëse do i falim pushtetin e vjedhur Berishës”.

mit/NOA

KOMENTE