Putin: Shpresoj Që Çështja E Spiunazhit Nuk Do Të Dëmtojë Marrëdhëniet Ruso-Amerikane
MOSKË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri rus, Vladimir Putin deklaroi sot se shpreson që çështja e një rrjeti spiunazhi në SHBA për llogari të Rusisë nuk do të prishë marrëdhëniet ruso-amerikane, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
"Policia është lejuar të shkojë tek ata. Ata janë arrestuar'', i deklaroi Putin ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në vizitë në Rusi.
"Ne shpresojmë që kjo çështje nuk do të dëmtojë marrëdhëniet e mira të krijuara vitet e fundit mes Rusisë dhe Amerikës'', theksoi Putin në residencën e tij në Moskë./
/ec/ a.jor.