English

Raporti i Freedom House: Zgjedhjet pa incidente, bojkoti i PS pengoi parlamentin

Uashington, 29 Qershor, NOA – Vlerësimi i procesit të fundit zgjedhor në Shqipëri ka marrë kuotimin prej 3.75 pikësh në raportin më të fundit “Vende në tranzicion 2010” të organizatës “Freedom House”.

Konkretisht, ky raport në përgjithësi jep vlerësime pozitive rreth zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri një vit më parë, duke cituar se “ato u zhvilluan nën një kod të ri zgjedhor të miratuar në mënyrë konsensuale nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste”.

“Për herë të parë, listat e votuesve ishin krijuar në mënyrë elektronike nga kompjuterizuar Kombëtar të Gjendjes Civile Regjistrohu. Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis të polarizuar shumë politik, por nuk janë vënë re incidente të mëdha gjatë tyre”, citon konkretisht raporti në fjalë.

Raporti i kushton gjithashtu një pjesë edhe punës së qeverisë së re të dalë nga këto zgjedhje, duke theksuar se “ajo ka shpallur angazhimin e saj për integrimin evropian, i cili do të përfshijë mjaft reformave në një sërë fushash”.

“Megjithatë, bojkoti parlamentar i Partisë Socialiste e ka penguar në masë të madhe funksionimin e parlamentit dhe deri në fund të vitit partitë nuk kishin arritur ndonjë konsensus politik për zgjidhjen e bllokimit krijuar në institucionet shtetërore. Për shkak të bojkotit parlamentar të Partisë Socialiste, situata demokratike e Shqipërisë përkeqësohet”, thuhet në raportin e “Freedom House” lidhur me situatën politike në vend.

E pikërisht për këtë arsye, raporti e ka ulur nga 4.25 në 4.5 vlerësimin e Shqipërisë lidhur me demokracinë në qeverisje.

Ndërsa në lidhje me lirinë e medias, në raportin “Vendet në Tranzicion 2010” thuhet se media në Shqipëri ka bërë përparim në aspektin e teknologjisë që përdor, por korniza ligjore që mbulon median e lirë nuk është ende e plotë.

“Mbulimi nga media i zgjedhjeve të 2009-s, - thotë raporti, - favorizoi dy partitë kryesore duke i lënë jashtë mbulimit partitë më të vogla”.

E kjo ka bërë që “Freedom House” ta ulë vlerësimin për median e pavarur nga 3.75 në 4 pikë.

Pikët sipas sektorëve

Zgjedhjet 3.75

Shoqëria Civile 3.00

Media e Lirë 4.00

Qeveria Demokratike 4.50

Qeverisja Lokale 3.00

Sektori gjyqësor 4.25

Korrupsioni 5.00

Demokracia 3.93

n.e/NOA

KOMENTE