English

Rusi - Moska I Vlerëson "Të Pabaza" Arrestimet E Spiunëve Në Shba

MOSKË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Arrestimet e spiunëve të dyshuar rusë në Shtetet e Bashkuara janë "të pabaza" dhe "me qëllime të këqija" dhe të kthejnë në epokën e Luftës së Ftohtë, bëri të ditur sot Ministria e Jashtme ruse në një komunikatë. "Sipas mendimit tonë, veprime të tilla nuk bazohen në asgjë dhe janë me qëllime të këqija", theksoi diplomacia ruse. "Nuk i kuptojmë shkaqet që e çuan Ministrinë amerikane të Drejtësisë të bëjë deklarata publike në frymën e "historisë së spiunëve të kohës së Luftës së Ftohtë", shtoi ajo. Pak më parë, një zëdhënës i ministrisë u shpreh se ka "shumë kontradikta" në informacionet për arrestimin në Shtetet e Bashkuara të agjentëve të dyshuar të SVR-së, shërbimi rus i zbulimit të jashtëm. /I.Pu.
KOMENTE