English

Rusi - Moska Reagon Për Skandalin E Spiunazhit Në Shba

MOSKË, 29 /ATSH-ANSA/ - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do t'i kërkojë shpjegime Uashingtonit për çështjen e arrestimit të dhjetë personave të dyshuar si spiunë rusë. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se informacionet për skandalin e spiunazhit në SHBA janë kontradiktore. Dje Ministria amerikane e Drejtësisë njoftoi arrestimin e dhjetë spiunëve. Sipas Uashingtonit, dhjetë të dyshuarit, me identitete false, për rreth 20 vite i kanë dhënë informacione të rëndësishme shërbimeve sekrete ruse. /e.v/
KOMENTE