English

Sondazh -Afganistan - 58 Për Qind Në Shba Në Favor Të Tërheqjes Së Trupave Në Vitin 2011

NJU JORK, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Më shumë se gjysma e amerikanëve (58%) është në favor për fillimin e tërheqjes së trupave ushtarake nga Afganistani, në program për vitin e ardhshëm. Ky është rezultati i një sondazhi të publikuar nga kompania "Usa Today". Një tjetër shumicë e të intervistuarve, 53 për qind, e ka pritur pozitivisht dorëheqjen e gjeneralit Stanley McChrystal. Ndërkohë për gazetën "Wall Street Journal: më shumë se 3 miliardë dollarë që janë dhënë nga SHBA dhe NATO "janë vjedhur nga autoritetet afgane dhe janë nxjerrë jashtë vendit". /e.v/
KOMENTE