English

Sondazh - Shumica E Gjermanëve Mbështesin Rikthimin E Markës Në Përdorim

BERLIN, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Një pjesë e madhe e gjermanëve, rreth 51.4 për qind kërkojnë rikthimin e markës gjermane tetë vjet pas hyrjes në përdorim të euros, sipas një sondazhi të Institutit ''IPSOS'' të publikuar sot. Gjermanët në perëndim të vendit janë rreth 52 për qind, më tepër se gjermanolindorët prej rreth 48 për qind që e kërkojnë rikthimin e markës, simbol e fuqisë ekonomike dhe financiare gjermane pas luftës. Një diferencë e vogël konsiston mes 50-64 vjeçarëve që 56 për qind e të cilëve e mbështesin rikthimin e markës gjermane dhe më të rinjve të moshës 16-29 vjeç, ku vetëm 42 për qind e të cilëve mbështesin këtë rikthim. Publikimi i këtij sondazhi vjen në një moment kur Gjermania feston 20 vjetorin e bashkimit monetar ndërkohë që, më 1 korrik 1990 gjermanolindorët vunë në përdorim markën gjermane, disa muaj para ribashkimit të vendit më 3 tetor. Sondazhi i ''IPSOS'' u realizua me rreth 1 000 persona të moshave të 16-64 vjeç./ /i.p/
KOMENTE