English

Sport-Merkato/ Migjen Basha Firmos 4 Vjet Me Atalantën

TIRANË, 29 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima/ - Futbollisti shqiptar Migjen Basha ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Atalantën e Bergamos në kampionatin italian. Kështu mesfushori shqiptar do të ndërrojë vetëm skuader, por do të vazhdojë të luajë në Serinë B, pasi Atalanta sapo ra nga Serie A në sezonin e kaluar, duke u renditur në vend të 18-të. Basha lë Frosinonen, ku bëri një paraqitje të mirë, duke shënuar 3 gola në 38 ndeshje. Transferta e tij u vonua disi pasi kartoni ishte pronë e Frosinones dhe Riminit. Frosinone bleu pjesën e Riminit fillimisht dhe më pas e shiti lojtarin te Atalanta. Basha pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm për mesfushën e Atalantës pasi teknika dhe vizioni i tij janë pëlqyer nga drejtuesit e kësaj skuadre, që e kanë pasur atë një nga synimet kryesore të merkatos. Atalanta kërkon të afroje edhe disa lojtarë të tjerë, pasi kërkon të ngjitet përsëri në Serie A. Migjen Basha ishte dhe kandidat për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare. Ai shprehu dëshirën për një vend në kombëtare dhe pas disa fjalëve inkurajuese nga trajneri Josip Kuzhe, u duk se ai do të ishte në skuadër që në miqësoret e fundit. Por, ka kaluar disa kohe që atëherë dhe duket sikur emri i Bashës po fillon të harrohet. Ai do te ishte një lojtar i rëndësishem edhe te Shqipëria pasi mund të ndihmonte në mesfushë ku lojtarët kualitativë janë tashmë drejt largimit për shkak të moshës së madhe dhe opsionet për t'i zëvendësuar nuk janë të shumtë./s.s./
KOMENTE