English

Vendimi, Qeveria ndalon pirjen e duhanit në burgje

Zelandë e Re, 30 Qershor NOA - Qeveria e Zelandës së Re ka vendosur të zgjerojë ndalimin e pirjes së duhanit edhe në burgje. Që nga muaji korrik i vitit 2011 kjo masë, do të aplikohet pa marrë parasysh reagimet negative nga të burgosurit.

Sipas vendimit, do të ndalohen gjithashtu dhe shkrepëset ose çakmakët, të cilat përdoren për të shkrirë materialet plastike për prodhimin e armëve dhe hedhjen e letrave higjienike kundrejt rojeve.

“Ne nuk jemi furnizues të alkoolit në drejtim të të burgosurit sepse janë alkoolikë apo përdorues të drogës për ata që janë narkotikë. Stafit ka shumë praktika të cilat bëjnë të mundur korrigjimin e varësisë ndaj tyre dhe në lidhje me këtë fakt ata mund t’i vijnë në ndihmë”, - kjo ishte deklarata e qeverisë së Zelandës së Re në lidhje me këtë problem.

Presidenti i stafit të personelit të korrigjimit, Beven Hanlon, megjithatë, ka paralajmëruar se ky ndalim do të shkaktojë trazira dhe tha se cigaret janë një mjet zëvendësimi, për të burgosurit pa alkool apo drogë.

Ai gjithashtu shtoi se duhani do të kthehet në objektiv për tregun e zi dhe si rrjedhojë rojet do të marrin kërcënime të shumta për ta gjetur atë.

Një ish-i burgosur tha për një televizion se cigaret në burg janë diçka tepër e çmuar duke e krahasuar atë me ar dhe ndalimi i duhanit në burgje do të përkeqësojë më shumë situatën e do të shtojë korrupsionin.

r.b/NOA

KOMENTE