English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Rritje Graduale E Temperaturave

VLORË, 29 qershor/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet atmosferike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohen të jenë të mira. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë rritje graduale. Kjo do të shoqërohet edhe me përmirësim të kushteve të lundrimit, të cilat do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 28-30 gradë celcius dhe ato minimale në 16-18 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur./s.s./
KOMENTE