English

Vodhi shtëpinë e një austriaku dhe atë të një gruaje, arrestohet minoreni

Korçë, 29 Qershor, NOA – Vjedhja e shtëpisë së një gruaje, por edhe ajo e shtëpisë së një austriaku që jeton në Korçë, i ka kushtuar prangat e policisë një minoreni nga ky qytet.

Fjala është për 15-vjeçarin me inicialet A.K, banues në qytetin e Korçës, i cili siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, figuron si i dyshuari për vjedhjet e lartpërmendura.

Konkretisht, ndaj tij ka kryer kallëzim penal 48-vjeçarja M.Baraku, e cila ka denoncuar në polici vjedhjen e banesës së saj prej ku i kanë marrë një shumë prej 12.000 lekë të reja.

Gjithashtu, i lartpërmenduri rezultoi të jetë edhe autor i vjedhjes së banesës së austriakut me emrin Ch.Steiner, të cilit i ka marrë një shume prej 70 eurosh, si edhe dy karta krediti.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE