English

Afganistan - Sulm Rebel Ndaj Një Baze Shumë E Rëndësishme E Nato-S Në Vend

KABUL, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Një bazë e rëndësishme ushtarake e NATO-s në Xhalalabad, rajon lindor i Afganistanit, u sulmua sot nga një grup militantësh talebanë, njoftoi për AFP një zëdhënës i komandës së NATO-s në Kabul. "Baza e Xhalalabadit u përball gjatë orëve të para të mëngjesit me një sulm që ende vazhdon", deklaroi Baxter, zëdhënësi i forcave ndërkombëtare ISAF në Afganistan. "Sulmuesit nuk kanë mundur të hyjnë në perimetrin e bazës", shtoi ai. Një zëdhënës i talebanëve, Zabihullah Mujahed, mori përsipër sulmin përmes një telefonate në redaksinë e AFP. Baza e Xhalalabadit, realisht bazë dhe aeroport ushtarak, është një ndër më të rëndësishmet e NATO-s në vend, pas asaj në Kandahar,jug dhe Bagram, në rrethinat e Kabulit, të dyja shënjestër e sulmeve militante, ndonjëherë edhe kamikaze gjatë muajve të fundit./ /i.p/
KOMENTE