English

Amc-Oferta Të Reja Për Abonentët What'S Up

TIRANE, 30 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/. - Kompania e telefonisë celulare AMC sjell ofertën e re për abonentët e saj "What's Up 2000+20", sipas të cilës, të gjithë abonentët What's Up mund të komunikojnë deri në 2000 minuta brenda grupit What's Up dhe 20 minuta të tjera kundrejt të gjithë operatorëve kombëtar. E gjithë kjo paketë aktivizohet për vetëm 700 lekë. Kjo ofertë përfshin edhe 100 MB internet si edhe komunikim falas me Zlango. Abonentët What's Up mund ta aktivizojnë këtë ofertë nëpërmjet AMC Easy (# 100 #) ose duke dërguar një SMS me tekst "20" në numrin 55411. Oferta është e vlefshme për 15 ditë dhe pas mbarimit të ofertës mund të riaktivizohet për të vazhduar komunikimin pa limit. What's Up ofron zgjidhje edhe në rastet kur nevojitet komunikim intensiv në një ditë të vetme. Oferta ditore ju jep mundësinë që, vetëm për 180 lekë, të komunikoni 10 minuta me të gjithë rrjetet kombëtare. Oferta duhet konsumuar brenda 24 orëve nga aktivizimi, por mund të aktivizohet përsëri pasi të mbarojë. Për aktivizimin e kësaj oferte abonentët mund t'i drejtohen menusë AMC Easy (#100#) ose mund të dërgojnë një SMS me tekst "10" në numrin 55410. Për përdoruesit e What's Up është e vlefshme edhe oferta "What's Up 2000", që mundëson 2000 minuta kohë bisede brenda grupit, 100 MB internet dhe komunikim me Zlango falas. Oferta mund të blihet për 500 lekë nëpërmjet AMC Easy ose duke dërguar SMS me tekst "2000" në numrin 15152. Kjo ofertë është e vlefshme për dy javë. What's Up u ideua që në fillim si mundësi e plotë komunikimi, e lirë dhe më afër nevojave të të rinjve. /s.s./
KOMENTE