Antarktidë - Akujt Po Reduktohen, E Shohin Satelitët
- I njëjti fenomen është sinjalizuar edhe në Grënlandë -
BERGEN (Norvegji), 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Akujt në Antarktidë po bëhen gjithmonë e më të hollë dhe kjo përshpejton shkrirjen e tyre, sipas një studimi më të fundit në bazë të të dhënave që janë dërguar nga sateliti evropian Envisat dhe që u prezantuan sot takimin për "Vëzhgimin e Tokës" organizuar në Norvegji, në Bergen, nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).
Të dhënat e Envisat, që i përkasin trashësisë së akujve nga vitit 2003 deri në vitin 2010, u grumbulluan nga sateliti me intervale 35 ditore dhe më pas u përpunuan nga studiuesit për të prodhuar një film të animuar që tregon se si akujt në pjesën perëndimore të Antarktidës janë holluar së tepërmi. Dhe kjo theksohet nga kontrasti ndërmjet zonave të ngjyrosura me të kuqe, që përkon me të dhënat e mëparshme dhe ato me blu që janë masat e regjistruara së fundmi.
Një fenomen analog është nxjerrë në pah nga radari lartësimatës i Envisat në akujt e Grënlandës.
Akujt polarë janë të përsosur për studimin e klimës globale. Si akujt e Grënlandës po ashtu edhe ato të Antarktidës mbështeten në një "krevat" shkëmbor që e kanë mbuluar plotësisht. Me një sipërfaqe prej 12 milionë kilometra katrorë dhe një lartësi mesatare të akujve me 2 200 metra, Antarktida përmban rreth 90 për qind të akujve në Tokë dhe shkrirja e tyre, sipas studiuesve, mund ti rrisë nivelet e deteve deri në 70 metra.
Shumë herë më pak, akujt në Grënlandë janë sa rreth 9 për qind e të gjithë akujve në planetin tonë.
/e.v/