English

Arrestohet në Tiranë 26 vjeçari i kërkuar, për mashtrim dhe kanosje me armë

Tiranë, 30 qershor, NOA – I shpallur në kërkim për mashtrim në bashkëpunim ndaj personave të tretë, në fillim të muajit qershor, një 26 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

26 vjeçari Aleksandër Ndue Kola nga fshati Zejmen i Lezhës, është arrestuar mesditën e djeshme nga uniformat blu të kryeqytetit.

I proceduar edhe më parë për vjedhje, gjykata e Rrethit të Tiranës, kishte caktuar për 26 vjeçarin, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Kola dyshohet sipas policisë së Tiranës, edhe për veprën penale të mashtrimit në bashkëpunim.

Aleksandër Kola u arrestua dje në rrugën “Mine Peza”, në kryeqytet.

mit/NOA

KOMENTE