Axhenda, 30 Qershor, Atsh
Ora 11:00- Nën drejtimin e kryeministrit zhvillohet mbledhja e Keshillit te Ministrave
Ora 10.00 - Ministri Basha takim me drejtuesit e Strukturës së re të Policisë Rrugore
Ora 9:30- tek Ministria e Shendetesise Drejtori i TIKA-s, Musa Kulaklikaya takon ministrin Vasili;
Ora 10:00- Përurohet laboratori i dializës tek spitali i fëmijëve, dhuratë nga TIKA;
Ora 10.00 -Në ministrinë e Financave, ministrat e Financave dhe Shendetesise do te nenshkruajne nje marreveshje me qeverine austriake per sektorin e shendetesise;
Ora 11:00 -Këshilli Mbikqyrës i BSH-së diskuton mbi politikën monetare për muajin qershor 2010;
Ora 10:00 - Ne Gjykaten e Krimeve te Renda zhvillohet seanca e radhes ndaj Aldo Bares, i akuzuar si drejtuesi i "Bandes se Lushnjes";
Ora:10:00- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Formimit Profesional dhe Shoqatën "Përthyerja", organizojne në IEVP Jordan Misja, aktivitetin përmbyllës, me rastin e përfundimit të kurseve profesionale të miturve.
Ora 11.30- Zyra e bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri shpall strategjinë e re për periudhën 2010-2013, ku do të prezantojë fushat ku do të fokusohet ndihma Zvicerane për Shqipërinë në prani të ambasadores së Zvicrës në Tiranë, Zj. Yvana Enzler dhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta në Hotel Sheraton;
Kuvend:
Ora 10.00 -Komisioni i Ekonomisë vijon shqyrtimin e p/ligjit "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin".
Ora 10:00 - Komisioni i Ligjeve zhvillon seancën dëgjimore me Medi Bicin, kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë, propozuar nga Presidenti i Republikës.
Ora 11.00 -Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka në rend dite diskutimin e aktit normativ "Për një shtesë në ligjin "Për hidrokarburet".
Ora 11.00 -Komisioni i Shëndetësisë diskuton mbi "Rëndësinë e shërbimit paliativ në Shqipëri me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Kujdesit Paliativ të SOROS-it".
Ora 12:30- KOKSH organizon një konferencë për shtyp në ambjentet e Universitetit të Sporteve rreth programit të fitnesit në vend.