English

Bën sherr me italianin, e lëndon me derën e kamionit

Durrës, 30 Qershor, NOA – Në sherr e sipër me një italian, një person ka goditur me forcë derën e kamionit ku ai ndodhej, duke i shkaktuar dëmtime në dorën e majtë këtij të fundit si dhe duke i thyer xhamin e derës.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Durrësit, sipas të cilave, agresori i cili quhet Bledar Datja, 25-vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, është larguar paskëtaj nga vendi i ngjarjes.

Në detyrën e shefit teknik pranë firmës “F & M sh.p.k”, mësohet se ai është konfliktuar me qytetarin italian i cili mban inicialet E.S., duke e lënduar.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për kapjen e këtij personi, ndërsa materialet për veprat penale të plagosjes së lehtë me dashje dhe shkatërrimit të pronës iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

.

KOMENTE