English

Berisha: Ndihma 205 milionë euro e KfV, akt për t’u vlerësuar

Tiranë, 30 Qershor, NOA – Vazhdimësia e angazhimit të qeverisë gjermane për nënshkrimin e fondit të ri prej 70.4 milion euro për periudhën 2010-2011, të projekteve në kuadër të Protokollit të Bashkëpunimit për Zhvillim në sektorë me rëndësi për ekonominë shqiptare është një akt për t’u vlerësuar.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha në një takim me zv/presidentin e Parë të KfV, Roland Siller dhe ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Bernt Borchardt.

Duke e falënderuar Sillerin për bashkëpunimin financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, bashkëpunim i zbatuar nga KfV, ai vlerësoi faktin se aktualisht KfV ka në zbatim 11 projekte, me vlerë totale të angazhuar në rreth 205 milionë euro.

Bëhet fjalë për projekte me rëndësi të fazës së III si ai i ujësjellës–kanalizime për qytetin e Pogradecit, të fondit të investimeve për furnizim me ujë dhe rrugët rurale, të infrastrukturës komunale, të projektit të menaxhimit të mbetjeve urbane në Korçë, të hartimit të master planit për investimeve në sektorët ujësjellës–kanalizime dhe të projekteve për efiçencën e energjisë dhe agrobiznesit në zonat rurale.

Nga ana e tij, Siller në vazhdim të bashkëpunimit për zhvillim, ka kërkuar konfirmimin e qeverisë shqiptare për një fond deri në 100 milion, me kredi të butë, për periudhën 2011-2012 për financimin e projekteve prioritare të qeverisë shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE