English

Botërori, në 2 korrik nisin ndeshjet e çerekfinaleve

Johanesburg, 30 Qershor, NOA – Pas një pauze prej dy ditësh, kampionati Botëror i futbollit “Afrika e Jugut 2010”, do të rinisë zhvillimin e ndeshjeve të tij më 2 korrik.

Ndërkohë që ndeshja e djeshme mes Spanjës dhe Portugalisë ishte e fundit, e cila u hapi rrugë ndeshjeve të çerekfinaleve.

Ekipet e mbetura për të garuar në këtë fazë të re të Botërorit mësohet se janë Uruguaj, Ganë, Holandë, Brazil, Spanjë, Gjermani, Paraguaj dhe Argjentina.

Ndeshjet e çerekfinales fillojnë më 2 korrik me takimet Uruguaj-Ganë dhe Holandë-Brazil, ndërsa përballjet e reja Gjermani-Argjentinë dhe Spanjë-Paraguaj pritet të zhvillohen më tej, duke hapur rrugën e gjysmëfinaleve.

n.e/NOA

KOMENTE