Maliq, 30 Qershor, NOA – Një shofer ka humbur jetën në mënyrë fatale ndërsa makina e tij doli nga rruga dhe nuk mundi që ta ruante dot më kontrollin e saj.
Aksidenti i rëndë i cili raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Korçës, mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të qytetit të Maliqit.
Ndërsa viktima është Bashkim Gjata, 58-vjeç, banues në qytetin e Pogradecit, i cili ishte duke drejtuar mjetin Benz autoveturë me targë TR 8993 I , por ka dalë nga rruga, duke u aksidentuar dhe si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Forcat e policisë kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA