Ekon - Cso: Irlanda Del Zyrtarisht Nga Recesioni Tremujorin E Parë Të Vitit 2010
DUBLIN, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Irlanda kapërcen zyrtarisht recesionin gjatë tremujorit të parë të vitit, me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) pas dy vitesh rënie të vazhdueshme, njoftoi sot Zyra Qendrore Irlandeze e Statistikave 'CSO'.
''Gjatë tremujorit, GDP-ja u rrit me 2.7 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2009, sipas të dhënave të korrigjuara të variacioneve të punësimit sezonal dhe rezulton si një dalje me ulje prej 0.7 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit 2009'', theksoi instituti në njoftimin e tij.
Irlanda, për një kohë të gjatë lider në rritjen ekonomike të zonës euro, ishte anëtarja e parë e saj që hyri në recesion, në fillimivitin 2008, menjëherë pas krizës së kreditimit që mbërtheu sektorin e pasurive të patundshme.
Irlanda është një ndër vendet më të zhvilluara ekonomia e së cilës u prek më rëndë nga kriza, me një rënie me shifra rekord të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet 2008-'09./
/i.p/