Ekon - Gjermani - Rënie E Re E Normës Së Papunësisë Në Qershor
BERLIN, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Papunësia ka pësuar një ulje të re në Gjermani gjatë muajit qershor, sipas shifrave të publikuara sot, të cilat përbëjnë një provë të qartë për potencialin e tregut të punës në ekonominë e parë evropiane.
Norma reale e papunësisë, të cilës i është bërë referencë në një debat publik, ka kaluar në 7.5 për qind kundrejt 7.7 për qind gjatë muajit maj, njoftoi Agjencia e Punësimit.
Numri i të papunëve ka arritur në 3.15 milionë, me një ulje prej 88 mijë personash të shifrave reale brenda një muaji.
Sezoni veror është tradicionalisht shumë i favorshëm për punësimin, si rezultat i punësimeve sezonale.
Në të dhënat e korrigjuara të variacioneve sezonale (CVS), të shqyrtuara menjëherë nga ekspertët e ekonomisë, numri i të papunëve po ashtu ka pasur rënie, prej 21 mijë personash.
Tregu i punës gjerman i ka rezistuar veçanërisht mirë krizës dhe paraqitet pas disa muajsh një dinamizëm që po habit vëzhguesit dhe ekspertët e ekonomisë.
Së fundmi, nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike të siguruar përmes eksporteve, shumë kompani dhe grupe të mëdha ekonomike i kanë dhënë fund pushimeve të pjesshme nga puna, të cilat i kishin aplikuar që nga viti 2009 dhe kanë rinisur kthimin e tyre në punë./
/i.p/