English

Ekonomi - Zona Euro: Inflacioni Ngadalësohet Me 1,4 Për Qind Në Qershor

BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Inflacioni u ngadalësua për herë të parë që prej katër muajve në qershor në zonën euro, duke arritur në 1,4 për qind gjatë një viti, mësohet nga vlerësimet e para të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave Eurostat. Ai ka qenë 1,6 për qind në maj, 1,5 për qind në prill, 1,4 për qind në mars, 0,9 për qind në shkurt dhe 1 për qind në janar. Çmimet e konsumit në zonën euro kanë rifilluar të rriten në nëntor të vitit 2009, pas pesë muaj me radhë përqindjeje inflacioni negative, një shenjë e vazhdimit të rimëkëmbjes ekonomike, por sidomos e evolucionit të çmimeve të naftës. Që prej atëherë, me përjashtim të një ngadalësimi të lehtë në shkurt, inflacioni ka vazhduar të rritet në 16 vendet që ndajnë monedhën unike. Megjithatë, ajo mbetet poshtë objektivit të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane, BCE, mbikëqyrëse e stabilitetit të çmimeve, që synon brenda një afati të mesëm një inflacion pak më të vogël se 2 për qind. /I.Pu.
KOMENTE