Francë - Sarkozy Drejt Riorganizimit Të Qeverisë Në Tetor
PARIS, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Franca po orientohet drejt një riorganizimi të qeverisë në vjeshtën e ardhshme. Presidenti Nicolas Sarkozy "do të riorganizojë qeverinë në muajin tetor dhe do t'i përgjigjet me ashpërsi sjelljeve të ministrave", shkruan në "Twitter" deputeti i partisë Ump, partia e djathtë në pushtet, Yannick Favennec, i cili sot mori pjesë në një pritje të organizuar nga kreu i shtetit në pallatin presidencial "Elize" për deputetët e mazhorancës.
/e.v/