Tiranë, 30 qershor NOA – Ndërsa edhe në samitin e 20 vendeve më të industrializuara të botës u arrit një marrëveshje për uljen e defiçitit financiar, duket se kontrolli ndaj defiçitit ka qenë kryefjala e ditës edhe për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili në konferencën e tij për shtyp deklaroi sot duhet bërë kujdes nga politika fiskale sa i përket nivelit të defiçitit financiar.
Sipas Fullanit, defiçiti duhet mbajtur në kontroll të vazhdueshëm me qëllim që të ruhet në parametra të shëndetshëm financiarë.
Lidhur me marrjen e borxhit të brendshëm nga qeveria, guvernatori Fullani theksoi se “Banka Shqiptare dhe ekspertët e saj janë të mendimit se qeveria për të marrë borxh duhet t’i drejtohet tregut të jashtëm, me qëllim që t’i lërë më shumë hapësirë tregut të brendshëm për kreditim.
Guvernatori duke folur për ecurinë e zhvillimeve ekonomike në vend, theksoi ndër të tjera se rishikimi i buxhetit të shtetit për vitin 2010 duhet bërë mbi një plan real të të ardhurave dhe për këtë duhen marrë masa po ashtu reale për kontrollin e nivelit të buxhetit.
mit/NOA